Këshilli i Bashkisë së Matit është mbledhur këtë të hënë për të zhvilluar mbledhjen e radhës për muajin Prill, ku u diskutuan dhe miratuan disa pika në rendit të ditës.

  Këshilli miratoi me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje projekt-vendimin për dhënien e ndihmës ekonomike të fondit 6% për muajin Mars. Po ashtu, këshilltarët miratuan me shumicën e nevojshme pikën e dytë të rendit të ditës atë të një shtese në buxhetin e vitit 2024 për pagesë TVSH-je për projektet financiare të huaja ICTE dhe MAT-YESI.

Ndërkohë pikat e radhës, ajo për një ndryshim në paketën fiskale të vitit 2024, program i transparencës për Bashkinë Mat dhe dhënie dakordësie për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor e kollusor publik për “Aktivitet minerar të shfrytëzimit të gurit gëlqerorë në vendin e quajtur “Qafë Kishë”, nuk morën votat e nevojshme për tu kthyer në vendim.

Sakaq, këshilltarët miratuan me të gjitha votat e nevojshme pikën e 7 të rendit të ditës atë të dhënies së fondit për ndërtimin e një muri mbrojtës në fshatin Laç të Njësisë Administrative Rukaj.