Temperaturat e larta që na shoqëruan gjatë kësaj jave do t’ia lënë vendin të ftohtit. Sipas meteorologëve, duke nisur nga e shtuna temperaturat do të zbresin me 11 gradë në vlerat masimale dhe 4 gradë në ato minimnale.

 Të shtunën priten edhe reshje dëbore, të cilat do të bëjnë që temperaturat maksimale nga 17 të zbresin në 6 gradë Celius dhe ato minimale nga 3 në -1 gradë Celsius.

Meteorologët parashikojnë që reshjet e borës të nisin rreth mesditës të së shtunës për të vijuar më pas edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Parashikohet që përgjatë ditës së shtunë pjesa verilindore dhe juglindore e vendit të zbardhet nga dëbora, ku pritet të ketë reshje me intensitet të lartë.

Ndërkohë që autoritetet këshillojnë të tregohet kujdes në qarkullimin me automjete në ato rrugë ku do të ketë prani të dëborës.

Reshjet pritet të ndërpriten para mesnate për t’ia lënë vendin uljes së mëtejshme të temperaturave ku gjatë ditës së dielë do të zbresin deri në minus 5 gradë Celsius.

Kështu në Mat termometri pritet të shënojë në javën që vjen maksimumin 9 gradë dhe minimumin  minus 4 gradë Celsius ditën e martë.