Për një nga zbuluesit e parë që kam njohur në Dzb të SHP të FA, Kapllan Vani, nga Gjalishi i rrethit të Matit.

Nga Gani Elezi

Ne vitin 1967 kur fillova punë në Dzb e gjeta ushtar. Ishte nga ata ushtarë që në repart për shkak të përgatitjes së lartë ushtarake dhe veçorive të karakterit të tyre benin edhe punën e oficereve.

Kapllani ishte nga kontigjenti i ushtareve zbulues. të cilët Drejtoria e zbulimit to MM i dergoi në shkollën bashkuar të oficereve “Enver Hoxha”, në kursin e zbulimit. Veç pergatitjes si zbulues ushtarak
Kapllani u kualifikua ne gjuhën serbokroatishte. Pas mbarimit të shkolles së bashkuar to oficerëve Kapllani erdhi ne Dzb, në detyren e komandantit to nje toge/grupi zbulimi. si gjithë ne të tjeret. Kualifikimi në gjuhen serbe u be shkak qe Tiger Godo ta therriste Kapllanin:Vojnik”, dmth luftetar. ushtar në kete gjuhë. Edhe tani vonë Kapllanin e therrasim Vojnik.   Qendroi  pak kohe ne Dzb, më pak se dy vite. Por edhe pse periudhë e shkurter Kapllani u dallua si një kuadër i pergatitur, i zoti ne realizimin e detyrave të përgatitjes ushtarake to efektivave to zbulimit.

E njihte Dzb se në vitet kur ishte ushtar i shërbimit të detyrueshem, prandaj ishte edhe më i njohur me programin dhe detyrat që plotesonte ky repart. Fizikisht ishte shume i fuqishem, cilësi qe i jepte avantazh në perballimin e ngarkeses së madhe që mbarte programi i përgatitjes luftarake. Dallonte në menyrë të veçante në metodën e punës. Ne marrëdheniet që ndertonte me ushtarët, por edhe me kuadrot e tjere e ata të komandes. Ishte shume mirekuptues, i sjellshem dhe i gatshem per të ndihmuar çdo ushtar apo kuadër qe kishte veshtirësi në zbatimin e detyrave të programit ate jetës ushtarake. Kur e pyesnim apo kur i bënim komplimente per këtë sjellje ai, duke qeshur, na thoshte:

Unë pare pak vitesh kam qenë vete ushtar. E di çfare do te thote to jeshe i tillë. Ju nuk keni qenë ndojehere ushtar.

Në fakt kishte të drejte. Të kuptosh e mirekuptosh ushtarin duhet ta njihje 3 ta ndjeje nga afër se çfarë do të thot të jesh ushtarë nën komandë.

Nuk e përcaktoj dot se përçfarë arsyesh, mbase mosha, karakteri i afrueshem mes nesh, por me Kapllanin un kam patur marredhenie shume to afërta. Bënim shume per njeri-tjetrin. Kemi bërë aq shumë sa në raste ceremonishë to veçanta kemi nderruar edhe veshjet, kostumet tona. Dihet se si e sa ka qenë garderoba jone në ato vite. Mbase nga fundi i vitit 1971 Kapllani dhe disa kuadro to tjere të Dzb, pas një kursi profesional për ruajtjen dhe sigurinë e personaliteteve, u caktuan ne Drejtorinë e ruajtjes dhe sigurimit to udheheqjes së parë të PPSH dhe të qeverise shqiptare. Ishte nje detyre shumë a veshtirë, por edhe me mjaft përgjegjesi. Keshtu e shikonim ne në ate kohë. Ndersa disa nga këta kuadro u caktuan ne grupet e sigurimit dhe të mbrojtjes së udhëheqesve të veçante, psh të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut etj. Kapllani u caktua instruktor në Drejtorine e sigurimit, ku do to merrej me planëzimin, përgatitjen dhe kontrollin e grupeve të sigurimit të udheheqjes se parë të shtetit. Sa kam dëgjuar nga kuadro të kësaj drejtorie, sidomos nga njeri prej specialisteve me të degjuar të ketij sektori, Haki Liçaj, Kapllani ka qenë nje nga kuadrot me të pergatitur e më to zotë. I mbajtem lidhjet edhe pasi Kapllani u largua nga Dzb dhe shkoi në këtë sektor të rëndesishëm. Kete na e mundesoi edhe Sofija, nje vajze e cila punonte ne drejtorinë e pritjes, me të cilën Kapllani u martua.
Si bënim edhe me shokë të tjerë edhe te Kapllani e te Sofia shkonim shpesh. Ishte një nga dyert e hapura per të “pa familje”.
Për disa vite Kapllani ka qenë në detyrën e komandantit të batalionit të kufirit në Korçe, batalion që kishte ne kontroll dhe në ruajtje kufirin shtetëror nga Pogradeci e deri në Ersekë. Nje detyre shume e vështirë dhe me përgjegjësi të madhe, sidomos në kushtet kur kishte tendenca për kalime të paligjshme të kufirit nga brenda jashtë dhe nga jashtë brenda nga individë e grupe armiqësore të shteteve fqinje me ne. Edhe në kete detyre është vleresuar me notë shumë pozitive.
E kam degjuar këtë opinion edhe nga kuadro të organeve të partisë dhe të pushteti në rrethin
e Korçës por edhe nga shumë kuadro të njësive ushtarake, të cilat kryenin veprime në zonën e Korçës dhe bashkepunonin me forcat a kufirit. Në menyre të veçante më ka folur ish-komandanti korpusit të Korçës, Bajram Mana, i cili ka qenë në këtë detyrë në vitet kur edhe Kapllani ishte në detyren
e  komandantit të batalionit të kufirit Korçës. Eshte vleresuar si profesionist i sherbimit në kufi. Por, është vlerësuar më shumë për metoden e punës, per marredheniet shumë të mira qe kishte me kuadrot dhe ushtaret e   kufirit, per ndjenjën e parë të përgjegjësisë, për plotësimin
e  detyrave të shumta ne kufi. Vleresohej po ashtu shume per marrëdheniet që kishte me organet e partisë të pushtetit, të ekonomise dhe me njerezit në terren. Ishte i njohur dhe i mirepritur kudo. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet qe ai i ka plotesuar me sukses detyrat në ruajtjen e kufirit shteteror në Korçë. Mbaj mend, bashkë me shoqen time dhe me djalin kam shkuar në Korçë te Kapllani e tek Sofia. Ka qenë mbase, vizita ime e parë në Korçë. Kapllani me beri të njoh këtë qytet të bukur të vendit tone si mjaft kuadro e qytetarë të ketij rrethi. Kapllan Vanin, siç thonë tani, virtualisht, e kam gjetur edhe Burrel, në Mat, në vitet kur isha në detyrën e komisarit politik të Br22k. Në një takim të rastit u njoha me instruktorin e KP të rrethit, Shaqir Stana. Më kërkoi të pinim kafe bashkë. E pranova me kenaqesi. Ndërkohe më tha se ai ishte nipi i Kapllan Vanit e se ai, Kapllani, e kishte porositur të takonin dhe të ndihmonin per çdo problem komisar Ganiun. Ndryshe, i kishte “paralajmeruar”, do t’i gjente belaja. U bëmë miq me Shaqirin, i cili sa vite isha ne Burrel, qe edhe një ure lidhese mes meje ne brigade dhe aparatit to KP to rrethit. Me vonë u takova me shumë njerez të Kapllanit, nder ta vellai tij, Xhelal Vani, një njeri i mrekullueshem, i njohur dhe i vleresuar jo vetem në Lis e Burrel, por në të gjithë rrethin e Matit. U kam shkuar per vizite në shtepi, ne Gjalish. Njohja me njerezit
e  Kapllanit dhe me njerezit e Naim Kolës, burrit të kusherires time, Seres, inxhinier gjeolog shume i zoti, me ka krijuar një mjedis shumë familjar, me ka ndihmuar shume në plotesimin e detyrave të shumta qe kam patur në Br22K të rrethit të Matit.
Pas kthimit nga Korça Kapllani ka punuar në disa funksione të ndryshme në drejtorine e kufirit. Edhe në drejtimin e pikave të kalimit kufitar. Në vitet e fundit punoi ne SHIK, në Tiranë. Punoi kryesisht në sektorin e llogjistikës të këtij shërbimi. Edhe këtu është vIeresuar shumë puna dhe kontributi i tij. I takoi të punonte në këtë sherbim në vite të veshtira. Në vitet e ndryshimeve të medha politike, në fillim të viteve ’90, por edhe me vonë, në vitin a trazirave të medha antifajde to vitit 1997. Edhe pse në nje shërbim i cili u keqperdor nga politika, nga pushteti i kohës, Kapllani e ruajti korrektësinë dhe integritetin e tij profesional a moral. Asnjëhere nuk pranoi të bëhej pjesë e grupeve të këtij shërbimi që u vune kundër interesave të qytetareve në favor të grupeve politike qe donin to mbanin pushtetin edhe me force. Kapllani, si me shaka na tregon një ngjarje të vërtetë e madje tragjike për pasojat që solli. Kur iu kërkua të paisej me armatim, municion a materiale të tjera a të shkonte në Vlore, u përgjigj:
-Këtu në Tirane mund të plotësoj çdo detyrë që është brenda ligjeve e kompetencave të
shërbimit tone. Vlore nuk shkoj të qes pushke me njerezit Xhevat Lames, të të cilet
kam qenë krushqi e mik nderi në dasmen e tij. Ende edhe sot Kapllani është njëri nga shokët, kuadrot, miqte, i cili nderohet e respektohet nga ne ish-kuadrot.