Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar Dashamir Havalja, 38-vjeçari i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, i akuzuar për kryerje marrëdhënie me të mitur. Nga koordinimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u arrestua provizorisht, në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasi Denis Havalja alias Dashamir Havalja, 38 vjeç, lindur në Bulqizë. 38-vjeçari është dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në vitin 2016, ka marrë në një automjet me targa angleze, një shtetase të mitur, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 10 muaj burgim. Policia thotë se vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri. Në vitin 2018, ai ishte në listën e personave më të kërkuar në Dibër.

Burimi Top channel