E shtuna e 4 Majit do të jetë një ditë e mbushur me aktivitete festive në qytetin e Burrelit. Në kuadër të 102-vjetorit të Burrelit si qendër administrative e Nënprefekturës Mat, Bashkia e Matit ka organizuar një sërë aktivitetesh për të festuar këtë ditë.

Aktivitetet do të nisin që në orën 9 të paradites së të shtunës për të vijuar më pas gjatë gjithë ditës. Të gjithë ata që duan t’’i shohin nga afër këto festime, do të kenë mundësi të marrin pjesë në panairin i cili do të vendoset në sheshin “Kastriotët”, paradë, ekspozitë pranë pallatit të kulturës, aktivitete për fëmijë dhe koncert festiv.

Zhvillimi i këtyre festimeve ka nisur prej dy vitesh ku fillimisht u festua 100-vjetori i Burrelit si njësi administrative e nënprefekturës Mat.

Në vitin 1922 Burreli do të bëhej Njësi Administrative e Nënprefekturës Mat, duke marrë statusin Bashki.

Dita e Shtunë do të ketë një larmi aktivitetesh për të gjithë qytetarët pjesmarrës. Po ashtu, mësohet se aktivitetit do t’i bashkohen edhe drejtues të lartë të institucioneve qëndrore të Tiranës.