Marrëveshja e firmosur pak ditë më parë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministres së Italisë për emigrantët ka ngjallur debat publik. Në pronocnimet e tyre të dhëna për mikrofonin tonë, qytetarët dibranë janë kundër kësaj marrëveshjeje, duke arsyetuar se nuk kemi kapacitete për të pritur fluks refugjatësh si dhe më parë duhet të ketë vendime që mbajnë popullsinë vendase të mos largohet nga Shqipëria. Megjithatë, ka edhe zëra pro kësaj marrëveshjeje të cilët shprehen se ashtu siç janë pritur shqiptarët në vende të ndryshme të botës, të priten edhe të huajt në vendin tonë, në rastin konkret ata që largohen nga lufta.