Ishte vjeshta e vitit 1998, ne ate kohe sa te veshtire aq edhe te vyer te femijerise… Ne moshën 12 vjeçare se bashku me femijet e fshatit Urake, loznim pasditeve ne fshat, kur papritur njeri nga ta shprehet: Eshte hapur një stacion me titrat ” Tele Mati ” prova teknike… Ai shoku i femijerise na fliste me pasion dhe ne e kishim zili sepse ishte ne nje zone ku valet e TV Matit mbulonin një pjesë te fshatit Urake. -Jep muzike te bukur-…,na thoshte dhe per te qenë i sinqerte mendoja nganjehere: Ah, sikur ta kem shtepine ketu ku shihet Burreli…t’a shikoj dhe une Tele Matin!… Sikurse ishin dhe kushtet, kuptohet ne zemrat tona kumbonte si nje lajm tejet i bukur sepse ishim mesuar vetem me nje RTSH… Ne Janar te vitit 2000 vij me banim ne Burrel. I kujtoja me nostalgji, tashme qe isha pak me i pjekur sfidat e para per nje media aq te shumepritur per Matin , e nisur nga dy vellezer te nderuar,z. Luftim dhe Afrim Vani te cilet shume shpejt e ridimensionuan Mat Televizion ne cdo cep te territorit te Matit, por jo vetem… Nuk mund te harrojme kurresesi kronikat e para per intelektuale te nderuar qe sot ndoshta fatkeqesisht nuk jetojne, lajme, njoftime pershendetje nga ekrani e shume e shume programe aq te pasionuara per teleshikuesit matjane…Kujtoj dhe gezoj respekt te veçante ne rubrikat dhe gazetaret e pare te Mat Tv, Basir Bushkashin, Engjell Mulellari , Dafina Hysa, Roza Koci, Alda Keta, Edian Gjoni, Hasan Pasha, Kujtim Porja, Enver Doci, Fatmir Neli, Lindita Beqiri , Anduena Sefgjini, Anita Kurti e shume te tjere te cileve ju kerkoj ndjese qe ndoshta s’ju kujtoj te gjitheve emrat… nga ku nisen nje rruge tashme pa kthim ne afirmimin e nje media lokale aq te dashur e te shumepritur per Matin tone. Sot qe shikoj cdo nate ne oren 20/00 arkiva te kesaj media ne 25 vjet me Matin, emocionohem pa fund dhe ndergjegjesohem me veten qe keto pak rreshta te vyera jane te pamjaftueshme per t’u shprehur per vlerat e Mat Televizion. Sigurisht qe Jane fjale zemre dhe pasioni, pasi jo pa qëllim gazetari dhe profesori i nderuar Fatmir Neli per me gjere i ka dedikuar dhe një vepër me titull: “Ditelindja e një televizioni” Ne 2009, pata privilegjin qe te provoja ndjesinë e gazetarit dhe te isha pjesë e Mat Tv, edhe pse per nje periudhë fare te shkurter, nuk harrohen aspak ato momente… Si përfundim i uroj suksese ne vijim Mat Tv, promovuesve e idatoreve te pare, vecanërisht respekti maksimal shkon per drejtorin z. Luftim Vani si dhe te gjithe stafin aktual! Gëzuar 25 vjetorin e te pares media ne rrethin tone Mat Tv, dhe suksese ne vijimësi!!!