Dështon mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Dibër, shkak bëhet Skavica

Share

Ka dështuar edhe këtë të premte mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Dibër. Ndryshe nga mbledhja e kaluar, sot u bë shkak bojkoti i këshilltarëve të opozitës por edhe një këshilltari të mazhorancës si rezultat i mosfutjes në rendin e ditës të një kërkese të 14 këshilltarëve në lidhje me HEC Skavica. Mbledhja e këshillit bashkiak dështoi që në miratimin në parim pasi nuk mori votat e nevojshme. Që prej datës 19 Prill, 14 këshilltar kishin kërkuar një mbledhje jashtë radhe me drejtuesit e këshillit bashkiak, kryetarin e Bashkisë Dibër Rahim Spahiu dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore. Por kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh ndaj dhe ata zgjodhën të bojkotojnë mbledhjen e sotme. Alketa Agolli, kryetare e grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike tha se ky projekt prek mijëra banorë të Dibrës.

Edhe këshilltari Dali Cani tha se shkak për bojkotin e mbledhjes ishte se nuk u zbatua kërkesa e tyre në lidhje me mbledhjen e kërkuar për Skavicën.

Pas largimit të këshilltarëve të djathtë mbledhja u anullua për mungesë të korumit të nevojshëm për të vijuar me pikat e rendit të ditës.

Read more

Local News