Veprat më të mëdha në segmentin e papërfunduar të rrugës së arbrit nga Ura e Çerenecit e deri në fshatin Bllatë, kanë qenë dy urat, ajo mbi zallin e Bulqizës dhe ura mbi lumin Drin. Të dy këto ura janë në proceset e fundit të ndërtimit. Tashmë njëra pret vetëm shtresën përfundimtare të asfaltit dhe sinjalistikën, ndërsa tjetra është në procesin e vendosjes së barrierave metalike anësore.
Përfundimi i këtyre dy urave, iu ka dhënë mundësinë banorëve të fshatit Gjoricë e Poshtme dhe Bllatë që të lëvizin mbi to. Disa nga mjetet, sidomos ato të pasagjerëve përdorin këto dy ura, të cilat e kanë shkuartuar ndjeshëm distancën me qytetin e Bulqizës.
Bndërkaq, burime pranë firmës zbatuese të projektit, bëjnë të ditur se shumë shpejt, do të nisë puna edhe për asfaltimin e traseë në mënyrë që qarkullimi i mjeteve mbi këtë segement të rrugës së arbrit të nisë shpejt dhe njëherësh me përfundim e sinjalistikës edhe mbi 2 urat.
Fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale në Mat, konstituohen KZAZ 16 e 17
Megjithëse opozita nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë hap për të qenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të këtij viti, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon punën për ngritjen e grupeve që do të merren me këtë proces. Kështu këtë të enjte dy përfaqësues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ishin në Burrel e Klos për të bërë kostituimin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
KQZ i është referuar zgjedhjeve të kaluara ku në numrat çift kryetari zgjidhej nga radhët e Partisë Socialiste dhe në numrat tek nga radhët e Partisë Demokratike. Kështu në KZAZ 16 që përfshin Bashkinë Mat, kryetar u zgjodh Roland Kurti me propozim të PS dhe zgjedhjen nga anëtarët Juljana Elezi dhe Erald Ballabani.
Po në këtë mbledhje u zgjodh edhe sekretari i kësaj KZAZ-je, Herion Sena nga radhët e shoqërisë civile. në KZAZ 17 në Klos raportet sipas përfaqësuesve të KQZ janë ndryshe ku kryetari do të zgjidhet nga radhët e shoqërisë civile në mungesë të pjesmarrjes së opozitës.
Kreu i Pd Basha akuzon pjesëtarë të qeverisë për pjesëmarrje në grabitjen e Rinasit
Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha ka akuzuar në menyrë të drejtpërdrejtë qeverinë Rama për përfshirje në grabitjen e ditës së djeshme.
“Ngjarja e Rinasit nuk është e vetmja, është pjesë e grabitjeve dhe zhdukjeve në të gjithë Shqipërinë. Grabitjet e armatosura në Rinas, grabitjet e bankave, postave, vrasjet e bankierëve, kanë nisur me ardhjen e Ramës në pushtet. Kjo është rënia e shtetit. U vodhën mbi 10 milionë euro në Aeroportin Ndërkombëtar në Rinas. Përgjegjës për këtë është shteti. Nëse nuk ka siguri, përgjegjës është shteti”, shtoi Basha.
Sipas Bashës, ngjarja mund të ishte parandaluar nëse do të zbatohej urdhri që vetë ministri ka dhënë, i cili thotë që policia të shoqërojë vlerat monetare, por edhe të garantohet nga policia e shtetit edhe shënimi i ngarkesave me para.
“Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, duke emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn, si kryetar të Këshillit të Aviacionit Civil. Nën drejtimin e Lleshajt, aeroporti i Rinasit është grabitur dy herë”, tha kreu i PD. “Kompania private e sigurimit, që merr 5 euro për çdo qytetar, figuron të jetë në bashkëpronësi të avokatit të Partisë Socialiste, Eno Bushi, i njohur edhe si avokati i Girgio Riformato-s, pilotit italian që u rrëzua me avionin plotë me drogë në vitin 2015. A janë akoma 10 milionë eurot e vjedhura në duart e bandës së shpartalluar. A janë shteti dhe organet e rendit, përgjegjëse për paaftësi, apo kemi të bëjmë me bashkëfajësi dhe madje bashkëorganizim të grabitjes? Shteti i Edi Ramës nuk është vetëm përgjegjës, por edhe i përfshirë në këtë vjedhje. Bashkëpunimi me krimin dhe zotësia për të sajuar skenarë të përbashkët është vërtetuar më shumë se një herë”.
Mblidhen krerët e institucioneve, diskutohet plotësimi i adresarit dhe regjistrimi i tokave bujqësore
Nisma e ndërmarrë për plotësimin e adresarëve të rinj të të gjithë shtetasve shqiptar siduket nuk ka përfunduar. Edhe pse pak muaj më parë u mbyll procesi i verifikimit të adresave të qytetarëve me kodin 88 999 dhe 000, procesi do të vijojë edhe më tej. Tashmë do të bëhet edhe regjistrimi i të gjitha banesave dhe rrugëve në zonat urbane apo rurale.
Një tjetër problem i nisur dhe i papërfunduar është edhe ai për regjistrimin e tokave bujqësore. Këto ishin dy pikat që u diskutuan në një mbledhje të zhvilluar në zyrën e kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, ku të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, si dhe drejtues të institucioneve që kanë të bëjnë me këto dy çështje.
Prefekti Nexhbedin Shehu tha se nga ky takim u kërkua një angazhim maksimal për përmbylljen e këtyre dy proceseve.
Ndërkohë sipas një vendimi të ri të qeverisë shqiptare, afati për regjistrimin e tokave bujqësore është shtyrë deri me datën 31 Dhjetor të këtij viti.
Gjimnazi “Shaban Çollaku”, Çupa: “Sapo të shpallet fituesi do të propozojmë ambjente të reja”
Financimi i projektit për rikonstruksionin e godinës së gjimnazit “Shaban Çollaku” në Bashkinë e Klosit, ka vënë në lëvizje autoritetet vendore. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se financimi i këtij rikonstruksioni ka ardhur pas këmbënguljes së vazhdueshme ndaj Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë, të bërë nga ana e Bashkisë.
Po ashtu Çupa falenderoi edhe mediat e veçanërisht Mat Televizion i cili e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim. Nga ana tjetër Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa u shpreh se sapo të shpallet fituesi i zbatimit të projektit, bashkia do të ofrojë ambjente të tjera për zhvillimin e mësimit në mënyrë që të nisë puna me njëherë me rikonstruksionin e godinës që të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm shkollor.
Gjimnazin “Shaban Çollaku” të qytetit të Klosit e frekunetojnë çdo ditë rreth 400 nxënës e mësues, ndërsa prej tre vitesh në anën perëndimore të tij nuk zhvillohet mësim për shkak të lagështirës.
Grabitja spektakolare/. Admir Murataj është personi i vrarë ditën e djeshme
Grabitja e rradhës në Rinas ka rezultuar fatale kësaj rradhe për Admir Murataj. Ditën e sotme gruaja e tij ka konfirmuar që trupi i vrarë dje nga forcat e FNSH i përket burrit të saj. Murataj dyshohet se ka qënë pjesmarrjes në 5 grabitjet e ndodhura në Rinas. Ai është i arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi dhe ishte një person në kërkim. Admir Murataj njihej me nofkën “padrino” dhe ishte një personazh i cili impononte frikë dhe respekt në bandën e tij. Top Story disa javë më parë e bëri personazh mediatik duke e cilësuar kokën e grupit kriminal. Siç raportohet në disa media, presidenti Ilir Meta kishte zbritur në Rinas vetëm 10 minuta para grabitjes, nga i njëjti avion që u grabit.
Gjithashtu edhe Edi Rama më vonë është nisur drejt Monakos. Po ashtu ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka qënë një ndër personat e pranishëm në bordin e Austrian Airlines në momentin që ndodhi grabitja.