Nisma e ndërmarrë për plotësimin e adresarëve të rinj të të gjithë shtetasve shqiptar siduket nuk ka përfunduar. Edhe pse pak muaj më parë u mbyll procesi i verifikimit të adresave të qytetarëve me kodin 88 999 dhe 000, procesi do të vijojë edhe më tej. Tashmë do të bëhet edhe regjistrimi i të gjitha banesave dhe rrugëve në zonat urbane apo rurale.
Një tjetër problem i nisur dhe i papërfunduar është edhe ai për regjistrimin e tokave bujqësore. Këto ishin dy pikat që u diskutuan në një mbledhje të zhvilluar në zyrën e kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani, ku të pranishëm ishin Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, Nënprefekti i Matit, Hasan Pasha, si dhe drejtues të institucioneve që kanë të bëjnë me këto dy çështje.
Prefekti Nexhbedin Shehu tha se nga ky takim u kërkua një angazhim maksimal për përmbylljen e këtyre dy proceseve.
Ndërkohë sipas një vendimi të ri të qeverisë shqiptare, afati për regjistrimin e tokave bujqësore është shtyrë deri me datën 31 Dhjetor të këtij viti.