Mjegulla në aksin Burrel – Skuraj shqetësim për drejtuesit e mjeteve

Mjegulla në aksin Burrel – Skuraj shqetësim për drejtuesit e mjeteve

Drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin rrugor nacional Burrel – Skuraj, veç problemeve infrastrukturore që ka në këtë periudhë kjo rrugw, po përballen edhe me mjegullën e dendur. Të gjithë ata që qarkullojnë në këtë aks rrugor gjatë orëve të mëngjesit kanë fushëpamje të kufizuar kryesisht në segmentin nga Bushkashi deri tek Ura e Ulzës. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se fushëpamja në orët e para të ditës është shumë e kufizuar për shkak të mjegullës së dendur, ndërsa këtë e vështirëson edhe mungesa e sinjalistikës së mjaftueshme fosforishente. Ata kërkojnë që të vendoset më shumë sinjalistikë si horizontale ashtu edhe vertikale, që të shmangen aksidente të mundshme që vijnë si rezultat i fushëpamjes së kufizuar. Prania e mjegullës në periudhën e vjeshtës në këtë rrugë është e zakonshme, ndërsa drejtuesve të automjeteve u kërkohet të tregohet kujdes.