62-vjeçari dyshohet se u vra nga djali dhe gruaja, flet banori: Gazmir Fiku nxënës shembullor, nuk besoj se e ka kryer krimin

62-vjeçari dyshohet se u vra nga djali dhe gruaja, flet banori: Gazmir Fiku nxënës shembullor, nuk besoj se e ka kryer krimin

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku 62-vjeçari Urim Fiku u vra dhe fillimisht u raportua si sulm nga një ari, ka tronditur banorët e zonës. Për ngjarjen janë ndaluar djali i viktimës, Gazmir Fiku, dhe bashkëshortja e tij, Sadete Fiku, të dyshuar si autorë të krimit. Sipas hetimeve të policisë, 62-vjeçari nuk kishte humbur jetën nga sulmi i një kafshe të egër, por ishte vrarë me armë zjarri. Megjithatë, banorët e zonës shprehen të habitur nga ajo që ka ndodhur. Njëri prej tyre, me profesion mësues, tregon se e ka pasur Gazmir Fikun nxënës, thotë se e ka të vështirë të besojë përfshirjen e tij dhe të bashkëshortes të viktimës në këtë ngjarje. Deri tani mësohet se të ndaluarit për vrasjen e Urim Fikut, bashkëshortja e tij dhe djali nuk e kanë pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Ndaj dy të ndaluarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim. Të dy të ndaluarit pritet të dalin para gjykatës së Dibrës për tu njohur me masën e sigurisë.