Futboll / Nesër, Besa – Burreli, tjetër sfidë e vështirë për trajnerin Klevis Dalipi

Futboll / Nesër, Besa – Burreli, tjetër sfidë e vështirë për trajnerin Klevis Dalipi

Të gjitha ndeshjet e javës së 10 të kampionatit të kategorisë së parë në futboll do të luhen të shtunën e 7 nëntorit. Kalendari i ka vendosur ekipin e Burrelit në transfertë përballë skuadrës së Besës së Kavajës, e cila në 9 javët e kaluara të këtij sezoni ka një ecuri të kënaqshme pasi ka arritur të mbledhë plot 17 pikë dhe të renditet e dyta në klasifikimin e përgjithshëm. E ndërsa matjanët vijojnë të mbeten në vendin e 11 me vetëm 6 pikë deri tani, sfida mbetet e trajnerit Klevis Dalipi i cili e mori drejtimin e skuadrës në fillim të javës të kaluar. Dy ndeshjet që ka luajtur ekipi deri tani nën drejtim e Dalipit kanë përfunduar me humbjen e matjanëve, ku u mund në Peshkopi 1 me 0 nga Korabi i Dibrës dhe më pas 2 me 0 në “Liri Ballabani” nga ekipi Bylis. Por një sfidë e vështirë llogaritet edhe ndeshja e nesërme, ku Iliria ka një bilanc të lartë pikësh dhe konkuron për dy vendet e para që synojnë ngjitjen e këtij ekipi në superligë. Megjithatë, stafi teknik është optimist për një rezultat pozitiv, çka do t’i jepte më shumë moral skuadrës matjane në vijimësi. Përballjet që do të luhen nesër janë: Iliria – Oriku, Kukësi – Sopoti, Bylis – Kastrioti, Besa – Burreli, Pogradeci – Besëlidhja dhe Korabi – Flamurtari.