Veprat më të mëdha në segmentin e papërfunduar të rrugës së arbrit nga Ura e Çerenecit e deri në fshatin Bllatë, kanë qenë dy urat, ajo mbi zallin e Bulqizës dhe ura mbi lumin Drin. Të dy këto ura janë në proceset e fundit të ndërtimit. Tashmë njëra pret vetëm shtresën përfundimtare të asfaltit dhe sinjalistikën, ndërsa tjetra është në procesin e vendosjes së barrierave metalike anësore.
Përfundimi i këtyre dy urave, iu ka dhënë mundësinë banorëve të fshatit Gjoricë e Poshtme dhe Bllatë që të lëvizin mbi to. Disa nga mjetet, sidomos ato të pasagjerëve përdorin këto dy ura, të cilat e kanë shkuartuar ndjeshëm distancën me qytetin e Bulqizës.
Bndërkaq, burime pranë firmës zbatuese të projektit, bëjnë të ditur se shumë shpejt, do të nisë puna edhe për asfaltimin e traseë në mënyrë që qarkullimi i mjeteve mbi këtë segement të rrugës së arbrit të nisë shpejt dhe njëherësh me përfundim e sinjalistikës edhe mbi 2 urat.