Ligji 7501 i vitit 1991 në të cilin është bazuar edhe nisma për regjistrimin e tokave Bujqësore, vazhdojnë të ketë problemet e tij. Ndarja e tokës në bazë të këtij ligji sipas numrit të pjestarëve të familjes, ka bërë që shumë toka bujqësore të teprojnë.
Me një situatë të tillë po përballet edhe njësia administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Specialisti i Bujqësisë në këtë njësi, Ramadan Koçi tha se me daljen e ndryshimeve në ligj, do të rregullohet edhe ky hendek, ku edhe pse ish pronari nuk mund ta marrë tokën nga ligji 7501, ai mund të marrë në përdorim atë.