Financimi i projektit për rikonstruksionin e godinës së gjimnazit “Shaban Çollaku” në Bashkinë e Klosit, ka vënë në lëvizje autoritetet vendore. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se financimi i këtij rikonstruksioni ka ardhur pas këmbënguljes së vazhdueshme ndaj Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë, të bërë nga ana e Bashkisë.
Po ashtu Çupa falenderoi edhe mediat e veçanërisht Mat Televizion i cili e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim. Nga ana tjetër Kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa u shpreh se sapo të shpallet fituesi i zbatimit të projektit, bashkia do të ofrojë ambjente të tjera për zhvillimin e mësimit në mënyrë që të nisë puna me njëherë me rikonstruksionin e godinës që të jetë e gatshme për vitin e ardhshëm shkollor.
Gjimnazin “Shaban Çollaku” të qytetit të Klosit e frekunetojnë çdo ditë rreth 400 nxënës e mësues, ndërsa prej tre vitesh në anën perëndimore të tij nuk zhvillohet mësim për shkak të lagështirës.