"Fest Folk Klosi", zhvillohet panairi i vjeshtës

"Fest Folk Klosi", zhvillohet panairi i vjeshtës

Për të shtatin vit radhazi Bashkia Klos ka zhvilluar aktivitetin "Fest Folk Klosi", i cili synon promovimin e vlerave kulturore, artizanale dhe prodhimet e zonës. Aktiviteti u mbajt të dielën e 4 tetorit, në qendër të qytetit të Klosit, ku morën pjesë fermerë nga të gjitha fshatrat, por edhe nga Mati, Bulqiza e Dibra. Në panair nuk munguan as artizanët të cilët kishin ekspozuar punimet e tyre të dorës. Pjesmarrësit në panair thanë se këto lloj aktivitetesh shërbejnë për promovimin e produkteve bujqësore e artizanale dhe shitjen e tyre. Kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola u shpreh se ky aktivitet është kthyer në traditë dhe se synimi është promovimi i vlerave kulturore dhe prodhimeve të zonës. Aktiviteti u mbyll me festivalin folklorik ku pjesmarrës ishin grupe artistike nga shumë treva të vendit tonë por edhe jashtë kufijve territorialë të Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe deputeti i Qarkut Dibër, Agron Malaj, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Veprimative Folklorike Tradicionale, Erilda Sela, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu etj.