Megjithëse opozita nuk ka ndërmarrë deri tani asnjë hap për të qenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit të këtij viti, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon punën për ngritjen e grupeve që do të merren me këtë proces. Kështu këtë të enjte dy përfaqësues të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ishin në Burrel e Klos për të bërë kostituimin e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor.
KQZ i është referuar zgjedhjeve të kaluara ku në numrat çift kryetari zgjidhej nga radhët e Partisë Socialiste dhe në numrat tek nga radhët e Partisë Demokratike. Kështu në KZAZ 16 që përfshin Bashkinë Mat, kryetar u zgjodh Roland Kurti me propozim të PS dhe zgjedhjen nga anëtarët Juljana Elezi dhe Erald Ballabani.
Po në këtë mbledhje u zgjodh edhe sekretari i kësaj KZAZ-je, Herion Sena nga radhët e shoqërisë civile. në KZAZ 17 në Klos raportet sipas përfaqësuesve të KQZ janë ndryshe ku kryetari do të zgjidhet nga radhët e shoqërisë civile në mungesë të pjesmarrjes së opozitës.