Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, ka dalë sot për herë të parë në një raportim për mediat që nga ngritja e kësaj gjykate, e cila zëvendësoi Krimet e Rënda.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, ajo deklaroi se gjatë periudhës së pandemisë është testuar një nga gjyqtarët e GJKKO i dyshuar për COVID-19, por ka rezultuar negativ.

“Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjykatës së Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ. Nuk ka pasur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit adminsitrativ”, tha Dollani.

Dollani tha se gjatë kësaj periudhe janë liruar nga qelia 20 të paraburgosur, të cilëve i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për shkak të moshës së madhe ose gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Gjatë periudhës së pandemisë COVID 19 është vendosur ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpie ” për 20 të paraburgosur. Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstatuar gjendja e rënduar shëndetësore e tyre dhe mosha e madhe”, u shpreh Dollani.

Sa është nr. i kërkesave  të përcjella nga policia në kuadër të OFL të cilat GJKKO i kanë kthyer mbrapsht apo rrëzuar si të pabazuara në ligj ?

Kërkesat bazuar në Aktin Normativ nr. 1  në Gjykatën e Posaçëm të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar janë paraqitur nga Prokuroria e Posaçme. Deri më tashmë janë paraqitur 43 kërkesa për sekuestrim pasurie.

Nga këto 40 kërkesa janë pranuar ndërsa 3 të tjera janë në shqyrtim e sipër.

Nuk kemi pasur raste të refuzimit të kërkesave por theksojmë se këto kanë qënë kërkesa me objet sekuestrimin e pasurive.

Deri më tashmë nuk është paraqitur asnjë kërkesë për konfiskim pasurie.

Sa prej trupës gjyqësore ju bashkuan kërkesës së Kuvendit për të kontribuar me pagën e tyre në lidhje me pandeminë COVIC 19 ?

Në lidhje me këtë kërkesë të Kuvendit gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e kanë trajtuar secili sipas vullnetit të tyre dhe nisur nga parimi i humanizmit dhe i mbrojtjes së të dhënave personale për këtë çështje ne kemi menduar të mos e bëjmë publike.

Sa seanca janë zhvilluar me videokonferencë. A është një praktikë që dha rezultat apo u refuzua nga palët ?

Me videokonferencë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda janë zhvilluar 5 seanca gjyqësore.

Në rastet e tjera të pandehurit kanë kërkuar të jenë të pranishëm në seancë ose kanë refuzuar zhvillimin e tyre për shkka të fatkeqsisë natyrore në bazë të së drejtës që u jep Akti Normativ Aktit Normativ nr. 9 datë 25.03.2020,

Seancat gjyqësore të zhvilluara në periudhën 10  Mars-  30 Prill pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Masa sigurimiKërkesa në hetime paraprakeSeanca paraprakeSeanca të çështjeve të themelitKonfiskimetSeanca me videokonferencë
15 seanca gjyqësore104 seanca gjyqësore21 seanca gjyqësore37 seanca gjyqësore2 seanca gjyqësore5seanca gjyqësore

A ka në trupën gjyqësore deri tani të prekur nga Covid 19, ju është ofruar nga  institucionet bërja e testit nga institucionet shtetërore a keni kërkuar diçka të tillë ?

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  dhe atë të Apelit  nuk ka të persona të prekur nga COVID 19.

Nga ana e Insitutit të Shëndetit Publik është ofruar mundësia për bërjen e testit dhe ne jemi lidhur me këtë institucion.

Është kryer testimi për një nga gjyqtarët e Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe rezultati i testimit ka rezultuar negativ.

Nuk ka patur kërkesa të tjera nga gjyqtarë ose pjesëtarë të stafit administrativ.

Cili është apo janë ndryshimet që keni pësuar si trupë gjyqësore, veç emrit  nga krimet e rënda në GJKKO?

Me Vendimin nr. 21 datë 23.01.2020 të Këshillit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar është bërë ndarja e gjyqtarëve të kësaj gjykate në trupa gjykues sipas parashikimeve të nenit 23/4, 28, 29 të ligjit nr. 9872016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”.

Ky Vendim që pasqyron ndarjen përkatëse të gjyqtarëve gjendet në faqen web të Gjykatës www.gjp.gov.al

Gjatë pandemisë Covid 1ß për sa të paraburgosur është vendosur dërgimi i tyre në shtëpi ? Mbi cilat argumente kryesisht u është ndryshuar masa e sigurimit këtyre shtetasve?

Gjatë periudhës së pandemisë COVID 19 është vendosur ndryshimi i masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi “ për 20 të paraburgosur.

Kryesisht kjo është vendosur pasi është konstatuar gjendja e rënduar shëndetësore e tyre dhe mosha e madhe.

Deri diku GJKKO ka 2strehuar” prokurorët e posaçëm të SPAK derisa të ristrukturohen zyrat e tyre por edhe të BKH. A ka sjellë kjo vështirësi kjo zhvendosje e përkohshëm ?

Kërkesa për lirimin e disa ambienteve të GJKKO për llogari të Prokurorisë së Posacme është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë për llogari të  projektit të rikonstruksionit të ambienteve ku do zhvillojnë veprimtarinë SPAK dhe BKH.

Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë janë liruar disa ambiente në një aneks të godinës në katin e 2 të saj, ku ndodheshin zyrat e administratës gjyqësore. Kjo zhvendosje e përkohshme nuk ka sjellë vështirësi për Gjykatën pasi për momentin ambientet e tjera janë të mjaftueshme por ka sjell nevojën e  sigurimit të kushteve  më të mira për rregull, siguri e masa profilaktike për të dy institucionet.

Nga shkrirja e Gjykatës së Krimeve të Rënda, dhe nisja e punës së GJKKO a ka gjyqtarë  dhe prokurorë  që janë marrë në ruajtje fizike për shkak të kërcënimeve.

Nga nisja e funksionimit të GJKKO në datën 19 janar 2020 ka pasur vetëm një kërkesë të një gjyqtari për vënien nën ruajtje të Posaçme, kërkesë të cilën Komisioni për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ, nuk e ka vlerësuar si të tillë.

Kërkesa të tjera nuk ka pasur gjatë kësaj periudhe.