Në prag të nisjes së sezonit veror, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka thirrur në mbledhje komisionin e Mborjtjes Civile dhe Fatkeqësive që përbëhet nga përfaqësues të katër bashkive, nënprefektët dhe drejtues të institucioneve të tjera. Në këtë mbledhje u kërkua rritja e gatishmërisë dhe marrja e masave shtesë për parandalimin e zjarreve në masivet pyjore gjatë sezonit veror 2024. Po ashtu, Prefekti kërkoi edhe hartimin e planit lokal të mbrojtjes civile për ta bërë pjesë të planit kombëtar. Fillimisht përfaqësuesit e institucioneve informuan prefektin në lidhje me situatën e deritanishme.

  Zjarret në sezonin veror vijojnë të jenë një problem i përvitshëm dhe shkaktojnë miliona euro dëm ekonomik.