Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Bulqizë, Festime Mjeshtri arriti të fitojë përballë rivalit të saj në këtë garë nga koalicioni “Bashkë fitojmë”, Defrim Fiku. Mjeshtri arriti të marrë një rezultat të thellë në këtë garë, duke fituar me një diferencë prej 2850 votash. Festime Mjeshtri mori votat e 8364 kundrejt 5514 që votuan kandidatin Defrim Fiku.

Edhe në këtë bashki fitorja e kandidates së Partisë Socialiste ishte e thellë, ndryshe nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara pas impelementimit të reformës administrative territorial.

Procesi i votimit në Bashkinë Bulqizë të dielën e 14 Majit është zhvilluar i qetë dhe nuk janë shfaqur probleme.

Festime Mjeshtri do të marrë detyrën me kostituimin e këshillit të ri i cili pritet të dalë nga numërimi i votave për subjektet politike. edhe në këtë bashki gara për këshillin bashkiak është mes shumë partive, por mbetet për tu parë se si do të shpërndahen votat.