Gjatë vizitës së saj në Mat një ditë më parë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj zhvilloi një inspektim në bashkinë Mat për të parë nga afër zbatimin e projektit pilot që bën të mundur ndarjen e mbetjeve në burim dhe mbledhjen e tyre nga ekipet e bashkisë direkt nga subjektet dhe banorët duke larguar nga përdorimi koshat e mëdhenj urbanë në qytet.  Ministrja Kumbaro theksoi gjithashtu se është shumë e rëndësishme që aty ku janë hequr koshat të bëhet një rikualifikim estetik i territorit në mënyrë që  të mos rrezikohet që për shkak të forcës së zakonit, ato të kthehen përsëri në vendgrumbullime mbetjesh.

Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj, shpjegoi detajet nga ky projekt i cili kërkoi rreth një vit kohë për t’u implementuar.

  Ministrja Kumbaro theksoi gjithashtu se këto masa të marra sot për sistemin e menaxhimit të mbetjeve i paraprijnë një situate kur flukset turistike do të shtohen, pasi zona e Matit ka potenciale të mëdha të turizmit natyror. Ministrja foli gjithashtu për projektligjin e ri që ka kaluar në qeveri ku Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur një paketë ligjore për rritjen e masës së gjobave për kategoritë e lidhura m  e ndëshkimet dhe kundravajtjtet mjedisore si dhe kthimin në titull ekzekutiv.