Nesër në Qarkun Dibër pritet që termometri të shënoje 40-41 gradë celsius, por kjo do të jetë edhe dita e fundit e te nxehtit ekstrem të paktën deri ne fillim te gushtit.

Duke nisur nga e mërkura, temperaturat do të ulen 6-7 gradë Celsius.Sipas sherbimit meteorologjik shqiptar sot dhe nesër janë ditët e fundit ku do të japin frymë temperaturat e larta. Dita e martë është kulmi i fundit i kësaj vale. Vetëm në dy zona, Elbasan dhe Berat, Belshi dhe Cërriku që do të jenë deri në 42 gradë, ndërsa zonat e tjera me temperatura më të ulëta. Bregdeti rreth vlerës 38 gradë dhe juglindja 37 gradë. Në ditën e mërkurë, do kemi 6-7 gradë rënie, ku do të ndihet rënia e temperaturave