Kanë dalë në treg qershitë e para të Dibrës. Agron Feruku është ndër të parët që ka dalë në treg me prodhimin e këtij viti të qershisë. Por për shkak të moti të paqëndrueshëm që ishte gjatë muajit Prill, prodhimi pritet të jetë në sasi më të vogël se vitin e kaluar. Agroni ka zgjedhur rrugën nacionale Peshkopi – Maqellarë për të shitur prodhimin. Ai shprehet se qershia u dëmtua nga dëbora e rënë me 20 Prill, por edhe shirat e mëvonshëm. Megjithëse ka varietete të ndryshme që lulëzojnë më vonë, për Agron Ferukun, prodhimi i këtij viti do të jetë më i vogël se i vitit të kaluar.

  Në sasinë e parë të prodhimit të qershisë në Dibër një kilogram tregtohet me 400 lekë të rinj, ndërsa çmimi pritet të ulet me daljen në treg të sasisë së madhe të prodhimit edhe nga kultivues të tjerë.