Për herë të tretë këshilli i Bashkisë Dibër nuk arrin të miratojë të gjitha pikat e rendit të ditës. Shkak për këtë është bërë bojkoti i këshilltarëve të opozitës të Partisë Social Demokrate dhe një Këshilltari të Partisë Socialiste. Kjop për shkak se këta të fundit kanë kërkuar që me datë 19 Prill një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e Bashkisë Dibër dhe përfaqësues të institucioneve qëndrore për çështjen Skavica. Ditën e sotme, në ale ishin 16 këshilltarë nga 30. Ata kanë miratuar vetëm pikën për ndihmën ekonomike të fondit 6%. Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu deklaroi se as ai vetë nuk ka më shumë informacion  për çështjen e Skavicës, se sa ka ale në media deri tani, për të cilën 14 këshilltarë kishin kërkuar mbledhje jashtë rradhe.

Këshilltarët e pranishëm argumentuan vendimin e tyre në lidhje me bojkotin por edhe mosmarrjen parasysh nga ana e drejtuesve të këshillit bashkiak.

Marjeta Kica përfaqësuese e këshilltarëve të djathtë sqaroi kërkesën e 14 këshilltarëve për të mbajtur një mbledhje jashtë rradhe për çështjen e Skavicës.

Fakti që këshilli, kërkesa e tyre nuk u mor parasysh edhe në mbledhjen e sotme dhe kryesia e këshillit tentoi të vazhdojë mbledhjen normalisht, bëri që sërish këshilltarët të largohen pasi argumentuan kërkesën e tyre.