Ky është 84-vjeçari Brahim Kovaçi, me origjinë nga Kukësi, por që ka ardhur në qytetin e Peshkopisë për të qëndruar në ujërat balneare. Brahimi shprehet se ka punuar gjithë jetën, por pensioni që ai merr nuk i mjafton për asgjë. 84-vjeçari thotë se ka bërë punë të ndryshme duke nisur nga miniera dhe më pas tregti. Me lekët e pensionit që merr nuk i mjaftojnë as për ilaçe, ndërsa e ndihmon veten duke shitur produkte të ndryshme. Për të përballuar edhe shpenzimet që ka në qëndrimin në llixhat e Peshkopisë bashkë me bashkëshorten, Brahim Kovaçi thotë se ka marrë me vete produkte të ndryshme për t’i shitur.

84-vjeçari Brahim Kovaçi fajëson politikën e të gjitha kahjeve, e cila sipas tij është tallur me pensionistët për 34 vite me radhë. Ai kërkon që vlera e pensioneve të rritet akoma më shumë pasi nuk mund të përballojnë jetesën.

Ashtu si shumë pensionist të tjerë, edhe Brahim Kovaçi, shprehet se një ndër mashtrimet më të mëdha të politikës ka qenë mosmiratimi i statusit të minatorit.