9 maj, Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE ose Bashkimi Evropian. Gjithashtu 9 maj është kthyer edhe në ditën e-tuinning, ditë ku mori jetë projekti i bashkëpunimit të shkollave online, që sot është kthyer në platformë të vërtetë të edukimit shkollor, dhe ka dy vite që është nën monotorimin e drejtpërdrejtë të Komisionit Europian.
Prej katër vitesh shkolla 9-vjeçare “Ilia Qiqi”, Burrel, mban etiketën e cilësisë europiane të Shkollës e-tuinning. Edhe këtë vit në shkollën “Ilia Qiqi”, nisi si ditë feste dhe pune intensive për realizimin e ekspozitës me punimet e projekteve. Kënga e gëzimit që është edhe himni i Europës u kendua nga nxënësit pjesëmarrës në një event live me partnerët europianë në projekt.
Ndarja e ekperiences në projekte vazhdoi më tej me seancën e zhvillimit profesional nga ambasadorja e rrjetit e-tuinning Shqipëri, Dhurata Cuka.
Aktivitet të ngjashme për Ditën e Evropës janë zhvilluar edhe në shkolla të tjera të bashkisë Mat.