Viçishti i braktisur nga pushteti vendor e qëndror
Zonat rurale vijojnë të jenë jashtë vëmendjes së pushtetit vendor e atij qëndror. Në shumë fshatra problematikat janë të njëjta që prej afro 30 vitesh. Banorët e zonave rurale kërkojnë tre shërbime ndaj tyre, ujë të pijshëm, ujë vaditës dhe rrugë funksionale. Por në shumë raste këto mungojnë të treja.