Në aktivitetin e zhvilluar këtë të Mërkurë, ishin të pranishëm infermier nga i gjithë qarku i Dibrës. Fillimisht infermierët bënë vizita falas për qytetarët e Dibrës, për hipertensionin, matje glicemie dhe oksigjeni në gjak.
Më pas aktiviteti u zhvendos në ambjnetet e pallatit të kulturës në Peshkopi. Të pranishëm ishin infermier nga i gjithë Qarku i Dibrës, drejtues të institucioneve shëndetësore në Mat, Bulqizë e Dibër. Fjalën e rastit e mbajti Presidentja e Urdhërit të Infermierit për Qarkun Dibër, Shpresa Biçi.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe vetë Presidentja e Urdhërit të Infermierit të Shqipërisë, Blerina Duka, e cila duke vlerësuar punën e secilit prej tyre kërkoi që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim.
Në fund të aktivitetit u bë edhe shpërndarja e disa çertifikatave mirënjohjeje për disa infermier.