Vetëm një ditë pasi banorët e lagjes së vjetër deklaruan se kishin nisur të konsumonin ujin e rrjetit, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, iu kërkon atyre në mënyrë urdhërore që të mos e konsumojnë atë.
Shehu tha se edhe në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë në Bulqizë me drejtuesit e institucioneve që preken nga problemi është lënë që qytetarët të mos e konsumojnë ujin e rrjetit, por t’ju gjendet atyre një alternativë për t’ju siguruar ujin e pijshëm, deri në përfundim të procesit të daljes së analizave toksikologjike dhe fiziko-kimike.
Nga data 4 Maj e në vazhdim në lagjen e vjetër të Bulqizës u helmuan 140 persona të cilët përfunduan në spital. Ky helmim masiv dyshohet se erdhi nga konsumimi i ujit të pijshëm.