Rruga e fshatit Karicë në Njësinë Administrative Baz në Bashkinë e Matit, shpesh bëhej problem për banorët dhe drejtuesit e mjeteve për shkak të gropave që krijoheshin.
Ndërkohë vetë banorët e zonës thonë se rruga po mirëmbahet shumë mirë pasi jo vetëm që është shtruar nga ana e pushtetit vendor, por përgjatë gjithë aksit është lënë zhavor dhe sapo të krijohet një gropë, ajo mbushet direkt nga punëtorët e mirëmbajtjes. Si rrugë rurale që është, edhe drejtuesit e mjeteve thonë se gjendja është mjaft e mirë dhe kalimi i çdo lloj mjeti bëhet paprobleme.
Mbajtja hapur në mënyrë të vazhdueshme të kanaleve kulluese anësore, ka bërë që kjo rrugë të mos dëmtohet si pasojë e vërshimit të ujërave të shiut. Banorët kërkojnë që i njëjti kujdes të vazhdojë të tregohet nga pushteti vendor.