Edhe pse jemi në mesin e muajit Maj, siduket kushtet jo të përshtatshme të motit kanë bërë që shumë kultura bujqësore të mos jenë aty ku duhet. Fermerëte luginës së Matit po përballen me këtë situatë e cila sipas tyre nuk mbahet mend prej vitesh.
Reshjet e pandërprera të shirave për një periudhë të gjatë kohore, kanë bërë që të mbjellat e tyre të mos rriten, e për pasojë presin që edhe prodhimi të mos jetë i duhuri. Ndërkohë probleme ka patur edhe me grurin apo barin, i cili po kalbet nga reshjet e përditshme të shiut. Vetë fermerët shprehen se nuk presin ndonjë prodhim të madh nëse moti vijon i tillë më gjatë.
Dëmet e fermerëve nga kushtet e motit janë kudo pasi reshjet e shirave kanë përfshirë gjithë territorin që nga muaji Prill.