Reshjet e vazhdueshme të shirave kanë sjellë pasojat e para në pemtari. Femerët që kanë kultivuar qershi janë më të dëmtuarit për shkak të shirave të vazhdueshëm të rënë në tre javët e fundit. Një nga kultivuesit e qershisë është edhe Klodian Doka nga fshati Fshat i Bashkisë së Klosit. Ai thotë se 10 dynym të mbjella me qershi janë dëmtuar pasi reshjet e shirave nuk i kanë lënë të piqen. Klodiani tregon se pas kthimit nga emigracioni, ka vendosur që të investojë në këtë sektor, por sipas tij, nuk ja ka vlejtur. Ai thotë se nuk ka as mbështetjen e duhur nga Ministria e Bujqësisë, prej sëcilës nuk ka marrë asnjë mbështetje qoftë në mbjellje apo në vazhdim.
Për shkak të këtij dëmtimi, fermeri Klodian Doka thotë se këtë vit, mund të shesë jo më shumë se 20% të prodhimit, pasi pjesa tjetër është dëmtuar.
Veç qershive, fermeri Klodian Doka thotë se po dëmtohet edhe në kajsi të cilat nuk po zhvillohen për shkak të temperaturave të ulta dhe reshjeve të mëdha të shirave.