Golloborda është ndër një ndër fshatrat më të tehllë të Bulqizës. Ai ndodhet në kufi me Maqedoninë e Veriut dhe banorët në të flasin gjuhën bullgare apo siç njihet ndryshe sllave. Vetë banorët e moshuar e pranojnë që gjuha kryesore e tyre është bullgarishtja, pasi prej andej e kanë prejardhjen.
Megjithëse ata jetojnë prej dhjetra dekadash në tokën shqiptare, nuk e kanë harruar gjuhën e tyre të cilën e trashëgojnë brez pas brezi. Më të moshuarit flasin vetëm gjyhën e prejardhjes së tyre, ndërsa fëmijët fillojnë ta mësojnë gjuhën shqipe vetëm kur futen në klasën e parë. Banorët e Gollobordës e pranojnë origjinën dhe thonë se nuk duan ta harrojnë prejardhjen.
Golloborda, emri i të cilit do të thotë kodrinor i zhveshur ndodhet në një zonë kodrinore-malore në lartësi prej 1000-1200 mbi nivelin e detit. në hartën gjeografike kjo zonë i përket qarqeve Dibër dhe Elbasan.