Dhurata Çupi insiston se PD-ja duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ajo thotë se nuk duhet të paraqiten kandidatura për kryetarë bashkie, por vetëm kandidatë për këshilltarë bashkiakë. Sipas Çupit, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të bashkuar me Berishën. Në të kundërt, ajo vlerëson se ka rrezik për humbjen e terrenit edhe më të madh nëse ndahen.