Ndryshe nga shumica e të rinjve, 35-vjeçari Rustem Shira, nga fshati Gjoricë i Bulqizës, nuk e ka menduar ndonjëherë të largohet jashtë vendit. Rustemi thotë se punon në vendlindjen e tij, pasi është pranë familjes, ndonëse me të ardhurat që merr nga puna, nuk bën jetesë shumë të mirë. 35-vjeçari bën punë të ndryshme në fshat, që nga ato në bujqësi e deri tek ndërtimet. 2 mijë lekë të rinj fiton në një ditë pune, por që nuk ka punë rregullisht për gjithë muajin. Megjithë vështirësitë që kalon, Rustem Shira thotë se do t’i rrisë fëmijët e tij në vendlindje dhe jo jashtë vendit siç kanë bërë e po bëjnë shumë shqiptarë të tjerë vitet e fundit.

Pavarësisht sfidave të jetës, Rustem Shira mbetet i vendosur të jetojë në vendlindje, në përputhje me vlerat tradicionale, ndryshe nga shumica e të rinjve që zgjedhin të largohen jashtë vendit me shpresat për një jetesë më të mirë.