Kloskatund, të rinjtë kanë ikur me kohë
Të rinjtë e fshatit Kloskatund në bashkinë e Klosit janë larguar thuajse të gjithë nga fshati. Ata që kanë mbetur aty janë të moshës së tretë, kryesisht çifte që fëmijët i kanë larg. Islam Habibi, nga fshati Kloskatund, shprehet se dikur fshati ishte i mbipopulluar dhe punohej çdo pëllëmbë toke.