Nis riparimi i pjesës së dëmtuar të rrugës së Arbrit pranë tunelit të Murrizit

Nis riparimi i pjesës së dëmtuar të rrugës së Arbrit pranë tunelit të Murrizit

Vetëm pasi janë shkaktuar disa akisdente për shkak se automjetete shmangnin këtë pjesë të dëmtuar të rrugës dhe vetëm pasi problemi u bë disa herë mediatik, kompania “Gjoka Konstruksion” e cila po ndërton rrugën e Arbrit ka nisur punën për rregullimin e rrugës. Siç duket nga pamjet, kompania ka bërë gërryerjen e asfaltit të dëmtuar dhe pritet t’i hedhë shtresën asfaltike. Ky segment i rrugës së Arbrit ishte kthyer në tmerr për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në drejtim të Tiranës pasi përballeshin në kthesë me automjetet që vinin në kah të kundërt për tju shmangur pjesës së dëmtuar të korsisë së tyre. Problemi pritet të zgjidhet me asfaltimin e plotë të kësaj pjese rruge, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë që kompania në fjalë të mos vonojë ndërhyje të tilla, pasi janë burim aksidentesh automobilistike dhe mund të kenë pasoja në jetë njerëzore. Probleme me deformimn e rrugës së Arbrit ka edhe në afërsi të tuneleve në fshatin Shkallë të Xibrit e po ashtu edhe në dalje të tunelit të Murrizit në anën e Tiranës, deformime këto që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sipas ekspertëve.