Rruga e fshatit Homesh në Shupenzë të Bulqizës në rrezik.

Rruga e fshatit Homesh në Shupenzë të Bulqizës në rrezik.

Rruga e fshatit Homesh, në Njësinë Administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës, rrezikon të bëhet e pakalueshme. Mungesa e mirëmbajtjes së vazhdueshme të kësaj rruge ka bërë që asfaltit të dëmtohet, bazamenti të prishet e muret anësore të dalin totalisht jashtë funksioni. Banorët e Homeshit thonë se që kur është ndërtuar, në këtë rrugë nuk është vënë dorë, dhe si pasojë është kthyer në këtë gjendje. Nuri Dema shton se disa herë është bërë kërkesë në Bashkinë e Bulqizës për të marrë masat sa ende rruga është e kalueshme, por ai thotë se vetëm kanë shkuar dhe e kanë parë gjendjen nga afër specialistë të saj, pa u bërë asnjë ndërhyrje. Problem mbetet edhe rruga nacionale Maqellarë – Shupenzë. Nuri Dema thotë se si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese anësore, tokat dhe banesat përmbyten nga uji sa herë ka reshje shiu. Një tjetër problematikë është edhe prania e gropave, për të cilat sipas Demës nuk po bëhet asgjë. Banorët e Homeshit kërkojnë që të merren masa qoftë nga Bashkia tek rruga e fshatit të tyre, e qoftë nga firma mirëmbajtëse për rrugën nacionale Maqellarë - Shupenzë.