Kloskatund, të rinjtë kanë ikur me kohë

Kloskatund, të rinjtë kanë ikur me kohë

Të rinjtë e fshatit Kloskatund në bashkinë e Klosit janë larguar thuajse të gjithë nga fshati. Ata që kanë mbetur aty janë të moshës së tretë, kryesisht çifte që fëmijët i kanë larg. Islam Habibi, nga fshati Kloskatund, shprehet se dikur fshati ishte i mbipopulluar dhe punohej çdo pëllëmbë toke. Sot fshatit i mungon uji vaditës pasi ai i pijshëm ka ardhur. Megjithatë, sipas Habibit kjo nuk e popullon më fshatin i cili dikur kishte mbi 300 shtëpi. Tokat kanë mbetur djerrë e banesat po rrënohen, thotë Islam Habibi duke shtuar se jo vetëm që nuk pritet rikthimi i rinisë, por shumë shpejt, fshati do të mbulohet nga shkurret e bimësia e egër. Shumë fshatra, aktualisht po i mban gjallë mosha e tretë për shkak të largimit të rinisë jashtë vendit të larguar në kërkim të një jetë më të mirë