Bulqizë / 90-vjeçari që nuk i ndahet punës në bujqësi. Ramadan Kaja: shteti duhet të bëjë më shumë

Bulqizë / 90-vjeçari që nuk i ndahet punës në bujqësi. Ramadan Kaja: shteti duhet të bëjë më shumë

Është tek të 90-tat, por Ramadan Kaja nga fshati Gjoricë i Bulqizës nuk i ndahet punës në bujqësi. Ai thotë se gjithë jetën ka punuar fort, por edhe është ushqyer mirë. Kjo ka bërë që ende të ketë mundësi të dalë në ara. Kaja shprehet se bujqësia do punë gjithë kohës për t’i marrë rendimentin. Dikur Gjorica quhej “Hambari i Dibrës” për shkak të prodhimit të lartë që kishte në të gjitha kulturat bujqësore. Sipas 90-vjeçarit Ramadan Kaja shkak i degradimit të bujqësisë është largimi i të rinjve, por edhe politikat jo motivuese për banorët që jetojnë në fshatra të punojnë tokën. Ai vë në dukje mungesën e tregut të shitjes, gjë e cila ka bërë që çdo vit prodhuesve t’ju mbeten prodhimet pa shitur. Ndryshe nga para viteve 90-të, ku e gjithë fusha e Gjoricës mbillej grurë, tani ajo lihet djerr dhe banorët e përdorin vetëm për të marrë barin si ushqim për bagëtinë.