FSHATRAT E ULZËS NË FLAKË, SITUATË KRITIKE NË LUNDRE E MADHESH, ZJARR EDHE NË AFËRSI TË BALGJAJT NË KLOS
Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike. Vatra e zjarrit që ka përfshirë fshatrat e Ulzës sa vjen e zgjerohet. Terreni i thyer malor, era e fortë dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur banesa, stane e duke vënë në rrezik të tjera.