Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë: Nënë Tereza, frymëzim për ndihmë dhe solidaritet

Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë: Nënë Tereza, frymëzim për ndihmë dhe solidaritet

Sot, më 5 shtator, shënohet Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, një datë që lidhet ngushtë me përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës.

Kanë kaluar 29 vjet nga 5 shtatori i vitit 1997, kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza, ndërroi jetë në Kalkuta të Indisë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e caktoi 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në vitin 2012. Kjo datë u zgjodh me qëllim për të përkuar me përvjetorin e vdekjes së ikonës së humanizmit.

Kjo ditë synon të nxisë dhe të thellojë ndjenjën e bamirësisë, solidaritetit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë, përmes vullnetarizmit dhe kontributit të çdo individi dhe organizate.

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe për dekada të tëra u angazhua me përkushtim të plotë në ndihmë të njerëzve të varfër, të sëmurë dhe në nevojë. Për veprimtarinë e saj të jashtëzakonshme humanitare, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979.

Në vitin 2003, ajo u shpall e bekuar nga Kisha Katolike, ndërsa në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore, duke vulosur përfundimisht vendin e saj të merituar në historinë e humanitetit dhe fesë katolike.