Tensione në Kryeministri: Përleshje mes Policisë dhe Protestuesve

Tensione në Kryeministri: Përleshje mes Policisë dhe Protestuesve

Në momentin e mbërritjes pranë Kryeministrisë, ka nisur një përplasje e ashpër mes forcave të rendit dhe protestuesve.

Këta të fundit kanë sulmuar me gurë efektivët e policisë dhe makinat e autobotëve, teksa në një moment është hedhur edhe një mjet piroteknik.

Pas pak çastesh, policia ka reaguar duke vënë në veprim autobotët dhe duke hedhur gaz lotsjellës, gjë që ka shpërndarë momentalisht turmën e protestuesve.

Gjatë zhvillimeve, është dëgjuar një urdhër nga megafoni, ku thuhej: "Me plumba gome, vazhdoni."