Maqedonia e Veriut nuk lejon dibranët të futen në territorin e saj, shkaku: 90 ditë qëndrimi

Maqedonia e Veriut nuk lejon dibranët të futen në territorin e saj, shkaku: 90 ditë qëndrimi

Banorët e fshatrave të Dibrës që janë në kufi me Maqedoninë e Veriut nuk po lejohen të futen në shtetin fqinj. Banorët e Maqellarës e kanë përdorur vazhdimisht pikën doganore të Bllatës për të dalë në Dibër të madhe për të bërë furnizmin me karburant dhe produkte ushqimore. Të njëjtën gjë e kanë bërë vazhdimisht por ditët e fundit po pengohen nga dogana fqinje. Vetë drejtuesit e mjeteve thonë se argumenti i pengimit në pikën doganore është se ata kanë plotësuar kohën prej 90 ditësh qëndrimi në Maqedoninë e Veriut. Por drejtuesit mjeteve thonë se vetëm kanë bërë hyrje dalje brenda ditës dhe nuk kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut 90 ditë. Banorët e Dibrës kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore që të zgjidhin këtë problematikë dhe të mos kenë pengesa kohore për të lëvizur nga njëri shtet në tjetrin.