EDHE NË DIBËR E BULQIZË VATRAT E ZJARRIT JANË ENDE AKTIVE

EDHE NË DIBËR E BULQIZË VATRAT E ZJARRIT JANË ENDE AKTIVE

Edhe vatrat e zjarrit në Bashkitë Bulqizë e Dibër vijojnë të mbeten aktive. Zjarri vazhdon të djegë malin e fshatit Vajkal në afërsi të qytetit të Bulqizës. Ndonëse nuk ka më rrezik për banesa, flakët i janë drejtuar “Malit të Lepurit” dhe rrezikon të zbresë në masivin pyjor të fshatit Shëngjun në Bashkinë e Klosit. Situatë kritike mbetet edhe në vatrën e Zjarrit në Qafë Helmes në afërsi të Selishtës. Flakët i janë drejtuar malit të Balgjait, duke vënë në rrezik një tjetër pasuri natyrore të vendit tonë. Po ashtu, pasditen e së mërkurës janë parë aktivizime të vatrave të vogla të zjarrit edhe në Lurë. Banorët kanë vënë re riaktivizim të vatrave të zjarrit në afërsi të zonës së banuar. Megjtihatë, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme e strukturave të pushtetit vendor që kanë bërë të mundur pengimin e zgjerimit të vatrës së zjarrit. Ekipet e fikjes së zjarrit që përbëhen nga punonjës të shërbimit zjarrfikës, të shërbimit pyjor dhe mbrotjes civile janë prej një muaji në luftë me flakët për shkak të situatave të vështira që janë paraqitur në malet e Bulqizës dhe në parkun Kombëtarë “Lurë – Mali i Dejës”.