Dibër, mblidhet taskforce kundër kanabisit, diskutohen edhe probleme të tjera. Është mbledhur këtë të enjte në Peshkopi, taskforca e Qarkut Dibër për luftën kundër kanabisit e ngritur vite më parë, e përbërë nga policia e shtetit, pushteti vendor, OSHEE, etj. Në këtë takim, të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, tha se ky takim do të shërbejë për një bashkëpunim më të mirë ndërinstitucional.
Ndërkohë në fjalën e tij, Drejtori Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,Edmond Tarkaj, duke bërë një rezyme të punës së vitit të kaluar, kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë të të gjithë aktorëve përbërës të taskforcës, për të luftuar sa më fort kultivimin e kanabisit në të gjithë qarkun Dibër.
Po në këtë takim u kërkua një angazhim maksimal edhe për një situatë të tanishme e cila është kthyer në një problem të madh. Zjarre të ndryshme po ndizen në të gjithë Qarkun dhe për këtë prefekti Shehu kërkoi që zjarrfikëset të jenë më efikase, ndërsa duhen ndëshkuar me patjetër autorët e këtyre zjarreve.
Lufta kundër kanabisit, Dibër: Mblidhet Task-Force
Dritë në fund të tunelit, rruga e degraduar Burrel- Klos do të rehabilitohet
Një lajm i mirë vjen për banorët e Klosit. Javën e ardhshme pritet të rifillojë puna në rrugën e Klosit.
Banorët që jetojnë përgjatë rrugës së Klosit janë ankuar vazhdimisht për problemet që janë shfaqur nga rruga Burrel – Klos. Gjendja e rënduar e rrugës dhe pluhuri që mbulon gjithçka, janë dy nga problemet që ngrenë drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë dhe të mbyllet ky investim i cili deri tani sipas tyre nuk ka zgjidhur asnjë problem.
Të kontaktuar nga Mattv.al, përfaqësues të firmës zbatuese të projektit, thanë se rifillimi i punimeve do të bëhet në fillim të muajit Prill. Sipas tyre, tashmë kushtet atmoseferike janë të favorshme për kryerjen e punimeve që duhen në këtë rrugë. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shpresojnë që kjo të ndodhë dhe problemi të marrë zgjidhje përfundimisht.
Kandidati kryesor për stolin e kombëtares Edi Reja kërkon edhe 48 orë për pegjigjen
Eduardo Reja, ish-trajneri i Napolit, Lacios dhe Atalantas, ende nuk ka shuar dyshimet e fundit edhe pse fillimisht ishte drejt refuzimit të kombëtares.
Italiani ka qenë dhe është ende kandidati numër “1” i zgjedhur nga Duka, pas disa konsultave me personazhe jashtë Shqipërisë, ndërsa personi në fjalë shtyhet edhe nga Claudio Lotito, që e njeh mjaft mirë.
Por, ka një problem që lidhet me ndihmësin e tij.
Reja do të donte Calorin bashkëpunëtor te Shqipëria, por ky i fundit është ende nën kontratë me Ternanan, edhe pse i shkarkuar, ndaj edhe të lirohet do të jetë e vështirë. Vetëm nëse do të falte pjesë të rrogës së tij, për t’u kompensuar nga federata shqiptare e futbollit.
Për këtë arsye, Reja kërkon 48 orë kohë për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa mbetet në pistë edhe De Canio, kërkesa ekonomike e të cilit është diku te 300-350 mijë euro në vit, bashkë me stafin që do të merrte me vete.
Dibër: Godet mjekun, arrestohet në flagrancë shtetasi A.L
Dibër, dhunohet mjeku, arrestohet një nga autorët
Një tjetër rast i dhunimit të bluzave të bardha ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, në spitalin rajonal Dibër. Burime pranë këtij spitali thanë se është dhunuar mjeku me inicialet Agron Mezexhiu, i cili vjen nga Tirana në bazë të nismës së sistemit të patronazhimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, por vetëm pasdite është bërë publike. Ndërsa policia e Dibrës njofton se ka arrestuar njërin nga dhunuesit e mjekut i cili ndodhej në urgjencë teksa është sulmuar nga dy vëllezër.
Blutë e Dibrës, bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin Agron Mezexhiu.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimi nga organi i prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Ngjarja e fundit! Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pranë Institutit
Pas një konflikti një i ri me inicialet I.M ka mbetur i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spitalin e traumës në gjendje të rëndë. Mësohet që sherri ka ndodhur midis djalit dhe një shoku të tij me një grup personash të moshës 18-19 vjeç pranë fushës se Institutit. Policia ka marrë në pyetje shokun e të plagosurit dhe ka nisur hetimet
Ndërhyrje ne disa rrugë të fshatit Dars. Çupa: Banorët janë treguar bashkpunues
Rehabilitohen rrugët e fshatit Dars në Klos
Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, Bashkia e Klosit nëpërmjet drejtorisë së shërbimeve është përqendruar në fshatin Dars. Rrugët e brendshme të këtij fshati ishin dëmtuar për shkak të stinës së dimrit, ndërsa prej ditësh ka nisur rehabilitimi i tyre. Punonjësit e drejtorisë së shërbimeve kanë bërë të mundur shtrimin me zhavor të këtyre rrugëve, rihapjen e kanaleve kulluese etj. Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se gjatë punës nuk janë hasur problematika, madje banorët kanë toleruar për të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në rrugën kryesore të fshatit, apo brenda lagjeve. Një pjesë rruge shumë malore, sipas Çupës do të zgjidhet duke e shtruar me beton.
Pas ndërhyrjes në këtë fshat, Çupa tha se puna do të përqendrohet në rrugët e tjera më problematike.
Tensione tek minisistria e brendshme, policia përplaset me protestuesit
Protesta e ditës së sotme ka prodhuar tension që ni nisjen e saj pasi një pjesë e protestuesve janë përplasur me policinë para ministrisë së brëndshme. Arsyeja e zhvendosjes se protestuesve afer ministrise është një takim i ministrit Sandër Lleshaj me një delegacion holandez. Protestuesit janë perpjekur të çajnë rrethimin e policëve gjë që ka sjell përplasje dhe shtyrje ku të lenduar kanë mbetur edhe gazetari Erjon Skendaj por edhe oparetori i televizionit Fax news.
“Vetingu” i minatorëve, tashmë duhet te paguajne tarifë për të përfituar pensionet
“Vettingu” i minatorëve, 300 lekë për të dorëzuar dokumentat
Minatorët e Bulqizës të cilët prej vitesh kërkojnë miratimin e statusit të minatorit, jo vetëm që nuk e kanë marrë atë, por sidnikata të ndryshme eksperimentojnë me ta. Nisma e Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë për të bërë një vetting të pensionistëve minator si kusht për tu miratuar më pas statusi i minatorit në parlament, ka nisur të zbatohet. Megjithëse minatorët nuk janë të mirëinfomuar, sindikata e Minatorëve të Shqipërisë e drejtuar nga Fiqiri Xibri, ka hapur një zyrë në Bulqizë ku minatorët duhet të plotësojnë një formular, madje të paguajnë edhe 300 lekë të rinj, në mënyrë që ato të futen në procesin e vettingut, pra të kontrollit nëse e meritojnë atë pension që marrin apo jo.
Minator të Bulqizës thanë se kjo nismë është abuzim me ta dhe se duhet ndalur sa më parë.
