Një lajm i mirë vjen për banorët e Klosit. Javën e ardhshme pritet të rifillojë puna në rrugën e Klosit.
Banorët që jetojnë përgjatë rrugës së Klosit janë ankuar vazhdimisht për problemet që janë shfaqur nga rruga Burrel – Klos. Gjendja e rënduar e rrugës dhe pluhuri që mbulon gjithçka, janë dy nga problemet që ngrenë drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë dhe të mbyllet ky investim i cili deri tani sipas tyre nuk ka zgjidhur asnjë problem.
Të kontaktuar nga Mattv.al, përfaqësues të firmës zbatuese të projektit, thanë se rifillimi i punimeve do të bëhet në fillim të muajit Prill. Sipas tyre, tashmë kushtet atmoseferike janë të favorshme për kryerjen e punimeve që duhen në këtë rrugë. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shpresojnë që kjo të ndodhë dhe problemi të marrë zgjidhje përfundimisht.