Dibër, dhunohet mjeku, arrestohet një nga autorët
Një tjetër rast i dhunimit të bluzave të bardha ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, në spitalin rajonal Dibër. Burime pranë këtij spitali thanë se është dhunuar mjeku me inicialet Agron Mezexhiu, i cili vjen nga Tirana në bazë të nismës së sistemit të patronazhimit nga Ministria e Shëndetësisë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, por vetëm pasdite është bërë publike. Ndërsa policia e Dibrës njofton se ka arrestuar njërin nga dhunuesit e mjekut i cili ndodhej në urgjencë teksa është sulmuar nga dy vëllezër.
Blutë e Dibrës, bëjnë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A.L, 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin Agron Mezexhiu.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimi nga organi i prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.