Eduardo Reja, ish-trajneri i Napolit, Lacios dhe Atalantas, ende nuk ka shuar dyshimet e fundit edhe pse fillimisht ishte drejt refuzimit të kombëtares.
Italiani ka qenë dhe është ende kandidati numër “1” i zgjedhur nga Duka, pas disa konsultave me personazhe jashtë Shqipërisë, ndërsa personi në fjalë shtyhet edhe nga Claudio Lotito, që e njeh mjaft mirë.
Por, ka një problem që lidhet me ndihmësin e tij.
Reja do të donte Calorin bashkëpunëtor te Shqipëria, por ky i fundit është ende nën kontratë me Ternanan, edhe pse i shkarkuar, ndaj edhe të lirohet do të jetë e vështirë. Vetëm nëse do të falte pjesë të rrogës së tij, për t’u kompensuar nga federata shqiptare e futbollit.
Për këtë arsye, Reja kërkon 48 orë kohë për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa mbetet në pistë edhe De Canio, kërkesa ekonomike e të cilit është diku te 300-350 mijë euro në vit, bashkë me stafin që do të merrte me vete.